Report TV - Gjyqtarët dhe politikanët që morën kredi si të pastrehë
  • 6 years ago
Disa nga njerëzit e drejtësisë dhe politikës, të cilët sot posedojnë disa pasuri të paluajtshme dhe ardhura të larta në raport me nivelin e jetesës në vend, kanë përfituar kredi me interes zero nga Enti Kombëtar i Banesave, për blerje apartamentesh ose kredi me kushte lehtësuese.

Gerd Hoxha, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, njëherësh kreu i Shoqatës së Gjyqtarëve ka marrë një kredi në vitin 2011, me kushte lehtësuese nga shteti, për të blerë një shtëpi. Kredia është në shumën 5 000 000 lekë, me afat shlyerje deri në vitin 2036. Në vitin 2016, gjyqtari Hoxha ka blerë një tjetër apartament banimi me sipërfaqe 126,5 m2, në Vlorë, me vlerë 55 452 euro, tashmë me kursimet e tij dhe të bashkëshortes.

Po gjatë këtij viti, Hoxha ka shitur një makinë 10 500 euro, ndërsa ka blerë dy makina me vlerë 5 mijë euro dhe 3 056 euro. Hoxha deklaron si të ardhura vjetore 1 155 378 lekë pagën e bashkëshortes si gjyqtare, 1 140 884 pagën e tij si gjyqtar, 76 040 lekë si ekspert dhe pedagog në Shkollën e Magjistraturës dhe 102 000 lekë të ardhura si anëtar i KLD.

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Kace Agolli, ka përfituar si e pastrehë një kredi nga Enti i Banesave, për blerjen e një apartamenti, me sipërfaqe 93 m2 në Tiranë. Si të ardhura, zonja deklaron pagën si gjyqtare 1 666 217 lekë, 38 392 lekë pension të bashkëshortit si ish-ushtarak dhe 300 USD në muaj nga dhënia me qira e një apartamenti
Recommended