Report TV - Votat për Ruçin,PD: Kush shet votën jashtë grupit parlamentar

  • 6 years ago
Përfundon mbledhja e grupit të PD-së me dyer të mbyllura ku u diskutua për rrjedhjen e votave në zgjedhjen e Gramoz Ruçit si kryetar kuvendi.

Mësohet se mbledhja është përfshirë nga debati dhe tone kritikuese nga Basha dhe Berisha ndaj deputetëve.

Basha u ka drejtuar kritika të forta Grida Dumës dhe Ervin Salianjit për daljet publike, të cilët një ditë më parë, menjëherë pas votimit të Ruçit u shprehën se maxhoranca manipuloi rezultatin e votimit. Pretendim ky i cili është konsideruar i papranueshëm nga ish-kryetari demokrat, Sali Berisha.

Por, vetë kreu i PD-së Lulzim Basha u shpreh se PD dënon rrjedhjen e 2 votave në seancë, duke e konsideruar të papranueshme dhe se vendimi i grupit është për t'u respektuar në unanimitet.

Po ashtu kryedemokrati u shpreh se PD dënon edhe manipulimin e PS dhe përpjekjen për blerjen e deputetëve të PD në këtë proces votimi.

Recommended