Report TV - Zbardhet programi i qeverisë ‘Rama 2’, nesër prezantimi

  • 6 years ago
Ekonomia dhe Bujqësia janë dy prioritetet kryesore të Qeverisë Rama 2.

Kjo vërehet nga programi qeverisës hartuar nga kryeministri Edi Rama.

Ambicja e shprehur në këtë program për 4 vitet e ardhshme është rritja ekonomike për ta çuar atë në nivelin 6% të PBB. Investimet e qeverisë për ekonominë do të jenë 100 miliardë lekë, teksa janë të vendosur për zbatimin e Partneritetit Publik ? Privat për investime në infrastrukturë dhe shërbime publike.

25.5 miliardë lekë do të investohen në mbështetjen e sektorit bujqësor.

Në këtë mandate të dytë kryeministri Edi Rama do ti kushtojë një vëmendje të veçantë infrastrukturës duke nisur nga Rruga e Arbërit.

Ndër projektet më prioritare të Qeverisë Shqiptare do të jenë: rrjeti qendror TEN-T Core; korridori Adriatiko ? Jonian; akset Fushë-Krujë ? Shkodër , Thumanë-Kashar/Vorë; dhe by-pass -et Tepelenë, Lezhë dhe Tiranë; ROUTE 7: ndërtimi dhe dublimi i aksit Milot ? Rrëshen; rrjeti kombëtar: përfundimi i bypass -it të Fierit dhe atij të Vlorës.

Recommended