Report TV - Kuvend, Edi Rama i jep dorën Bashës: Mirë se erdhe kryetar!

  • 6 years ago
Pasi votoi për Gramoz Ruçin, Rama i ka dhënë dorën Flamur Nokës dhe liderit të PD, Basha, ndërsa iu drejtua me fjalët ?Mirë se erdhe kryetar?.

Këtë mandat kryetari i PD do të jetë Kuvend, ndryshe nga mandati i kaluar që e drejtoi opozitën jashtë parlamentit.

Kjo është hera e parë që kryeministri Rama dhe kryetari i PD, Lulzim Basha ballafaqohen në Kuvend.

Rama dhe Basha në 18 Maj firmosën një marrëveshje, e cila do të vijonte edhe pas zgjedhjeve me reformën Kushtetuese, ndërsa tashmë pritet të shihet nëse do të vijojë bashkëpunimi.

Por, shtrëngimi i duarve brenda pak muajve mes Ramës dhe Bashës është një tjetër shenjë e mirë për krijimin e një klime pozitive në marrëdhëniet mes dy liderëve të forcave kryesore politike në vend.

Recommended