Policia kontrolle në Tiranë për kapjen e personave të rrezikshëm

  • 6 years ago
Për rritjen e sigurisë, Policia e Tiranës ka nisur kontrollet e befasishme në rrugët e kryeqytetit për të arrestuar personat që lëvizin të armatosur dhe ata që janë në kërkim.

Gjatë kontrolleve të ushtruara deri tani janë shoqëruar në ambjentet e Policisë Tiranë, 23 shtetas për verifikim. Janë kontrolluar dhjetra makina luksoze. Është sekuestruar një pistoletë neutralizuese.

Janë shoqëruar në pikë bllokimi disa automjete për verifikim të mëtejshëm të numrit të shasisë. Kontrollet do të vijonë në orë të ndryshme. Duke filluar nga data 11 shtator këto kontrolle do të shtrihen edhe në afërsi të shkollave.

Recommended