Deshtimi i Qeverise me rruget - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria ka dështuar ne ndertimin e rrugeve edhe pse ky sektor vijon te marre buxhetin me te madh. Ne aksin kombetar Tirane-Elbasan kane mbetur 13 km, por ne fakt ka tre vjet qe ajo ende nuk po përfundon. Bypass-i i Fierit ishte gangrena e këtij sezoni veror, ndersa rruga e Arbrit vijon te mbetet ne leter. Keto shqetësime jane ngritur ne Komisionin e Ekonomise. Ministri i Financave tha se autostrada Tirane - Elbasan kerkon para shtese, por ajo qe dihet eshte se do perfundoje per zgjedhjet e ardhshme, pra ne Qershor. Edhe pse ju premtoi dibraneve se do te ndertohet rruga e Arbrit, qeveria ende nuk e ka ndare mendjen se si do te realizohet ky projekt, me fonde te buxhetit, me koncesion apo do te ndertoje nje rruge alternative sic eshte ajo e Librazhd Diber. E deri sa te merret ky vendim, qeveria mbyll mandatin e saj qeverises. Nga ana tjeter, investimet me fonde te huaja jane kthyer ne nje problem veteret madhor. Shembulli me tipik ishte Bypass-i i Fierit, i cili ka tejkaluar afatet e përfundimit, por ministria e thote se do te nis nje grup inspektimi per te verifikuar konfliktet e lindura dhe me pas ti zgjidhe ato. I vetmi projekt madhor qe po merr leke eshte ai i unazes se madhe te Tiranes, 1.1 miliard leke u dhane per kete investim, para te cilat u mundësuan me aktin normativ te buxhetit i cili mori miratimin e Komisionit te Ekonomise.
Recommended