Report TV - Zonat ku zhvillohet prostitucion nëpërmjet internetit në Tiranë

  • 7 years ago
rrjete prostitucioni virtuale janë zbuluar në Tiranë brenda një viti nga Policia.

Bëhet fjalë për grupe të cilat rekrutojnë vajza të reja, me premtimin se do të fitojnë më shumë se 1 mijë euro në muaj, ndërkohë që më pas i detyrojnë që të bëjnë prostitucion nëpërmjet internetit, me persona nga jashtë Shqipërisë.

Deri më tani këto rrjete prostitucioni janë zbuluar në 3 zona të ndryshme në kryeqytet.

Policia e Tiranës thotë se zona e Qytetit Studentit është përdorur prej vitit 2015 nga një rrjet prostitucioni, ku punonin më shumë se 10 vajza dhe pagesa për to shkonte deri në 2 milion lekë të vjetra në muaj.

Po kështu edhe në zonën e Komunës së Parisit është zbuluar një tjetër grup, i cili i detyronte vajzat të ushtronin prostitucion nëpërmjet internetit. Në këtë rast përdorej një apartament i thjeshtë, ndërkohë që vajzave që kërkonin të largoheshin, u bëhej presion me videot që ato kishin biseduar me klientët.

Dy ditë më parë Policia zbuloi rrjetin e tretë ?Chat Line?, i cili gjithashtu ishte vendosur në një apartament pranë Maternitetit të ri dhe funksiononte prej më shumë se një viti.

Burime nga Policia e Tiranës, i thanë Report TV se në Qytetin Studenti mendohet se ka rrjete të tjera të cilat ushtrojnë prostitucion nëpërmjet internetit.

Recommended