Aksidenti në Xibrakë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 12-vjeçarja - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Një 12-vjeçare nga Durrësi, e cila mbeti e plagosur rëndë në një aksident rrugor në Xibrakë të Elbasanit, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Automjeti tip Mercedes-Benz i drejtuar nga 50 vjeçar, Bahri Bregu nga Tirana, ka përplasur mjetin tjetër tip Toyota, i cili drejtohej nga babai i vajzës së mitur që humbi jetën nga aksidenti.

Dyshimet e para për ekspertët e sigurisë rrugore në policinë e Elbasanit, theksojnë se mjeti tip Benz, humbi kontrollin për shkak të lagështirës në rrugë dhe shpejtësisë së lëvizjes. Nga ky aksident u përfshi edhe një makinë e tretë dhe mbetën të plagosur 6 persona të tjerë, ndërkohë u ndalua edhe shkaktari i aksidentit.

Bilanci i aksidenteve rrugore me pasoje vdekjen është shtuar ndjeshëm javën e fundit të gushtit. 3 viktima raportohen nga uniformat blu i pari në Lushnjë e tjetri në Rrogozhinë, humbën jetën, për shkak të mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Recommended