Report TV - Tiranë,shpërndante drogë me biçikletë, arrestohet 25 vjeçari

  • 7 years ago
Një 25-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia, pasi është kapur duke shpërndarë kokainë me biçikletë nëpër Tiranë.

Kataldo Mulaj, banues në Tiranë u kap në rrugën ?Artan Lenja?, ku gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe 2 doza kokainë.

Sipas policisë, Mulaj merrte porosi për shitje të kokainë me telefon, dhe më pas e shpërndante atë me biçiklet që ti shpëtonte kontrollit të policisë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia gjeti edh e13 gramë të tjera kokainë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
- 25 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Kokainë, me peshë totale, 13 gramë
- 2 aparate telefonik
- Vlera monetare prej 128 900 Lekë të rinj dhe 200 Euro (të cilat dyshohet të jenë burim fitimi nga shitja e lëndës narkotike)
- 1 biçiklet

Recommended