Report TV - Video/ ​Vlorë, zjarr në katin e pestë të një pallati në Skelë

  • 7 years ago
Nga zjarri i rënë një ditë më parë në zonën e mbrojtur ose siç njihet si Rezervati në Velipojë mund të jenë djegur rreth 70 - 80 ha shkurre. Shifrat janë bërë publike nga drejtori i zjarrëfikses Shkodër, Agron Dibra, që e pohon një fakt të tillë. Dibra shton se fatmirësisht zjarri nuk ka hyrë në pjesën e pishave.

?Zjarri ka nisur rreth orës 11:00 të paradites së djeshme. Menjëherë ka ndërhyrë grupi që ka qenë me shërbim në Velipojë, janë dërguar forca nga stacioni i Shkodrës, një automjet me ujë dhe një automjet për dërgim forcash?, u shpreh Dibra.

Dibra bën me dije se zjarri është vendosur nga dora e njeriut, por nuk është vërtetuar nëse ka qenë i qëllimshëm.

?I qëllimshëm nuk mund të them, por dora njerëzore po e ka vënë zjarrin. Është pakujdesia, apo çobanët, apo ndonjë gjuetar ose ndonjë kalimtar, por akoma nuk mund të dilet në një konkluzion që të themi me bindje se është i qëllimshëm?, u shpreh kreu i zjarrëfikëses në Shkodër.

Shefi i zjarrëfikses Shkodër thekson se zjarri ka nisur rreth orës 11 të së Hënës dhe ka pasur ndihmë nga automjetet e ushtrisë dhe Viva Helicopter.

Recommended