Report TV - U akuzua për përfshirje në një ton kanabis, lirohet Arvis Muçaj

  • 7 years ago
Lirohet Arvis Muçaj, i arrestuar për drogën e sekuestruar para një muaji në Kavajë, mbi 1.3 ton.

Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë ka tërhequr akuzën ndaj Arvis Mucaj, i cili u arrestua, pasi u akuza si pjesë e grupit që iu sekuestrua kanabisi.

Muçaj ishte i akuzuar, pasi njëra nga dy makinat ku u kap droga, ishte në emrin e tij, por ky i fundit deklaroi se e kishte shitur, por nuk kishte kaluar pronësinë me dokumente.

Arvis Muçaj këmbënguli se prej 5 muajsh makinën ia kishte shitur Erges Sinës, një person i shpallur në kërkim për drogën.

Ndërsa pas një muaji prokuroria ka tërhequr akuzën duke e liruar nga burgu. Sipas prokurorisë, hetimi do të kryhet në gjendje të lirë, pasi nuk ka prova, që e implikojnë në trafikun e drogës.