Report TV - Fier, rikthehen radhët, prej 3 muaj printeri i gjendjes civile s’ka bojë

  • 7 years ago
FIER-Pritje të gjata në sportelet e gjendjes civile në Fier, shkak për këtë është bërë mungesa e bojës së printerit. Qytetarët shprehen të indinjuar në lidhje me këtë problem.

Radhët janë shtuar muajin e fundit për shkak të kthimit të emigranteve të cilët kërkojnë të pajisen me dokumenta. Mungesa e bojës në gjendjen civile në Fier është prej më shumë se tre muajsh.

Mungesa e bojës së printerit shton radhët e qytetarëve, për të marrë një dokument në njësitë bashkiake të Fierit. Qytetarët shprehen të irrituar pasi u duhet të presin me orë të tëra vetëm që të sigurojnë një dokument që lëshohen nga ky institucion.

Mungesa e bojës së printerit nuk është me ditë por ka plotë tre muaj. Sipas informacionit mësohet se ky lloje furnizimi vjen nga Drejtoria e përgjithshme e gjendjes civile.

Një vëzhgim i bërë nga Report Tv, vihet re se në katër rajone te gjendjes civile te Fierit vetëm dy prej tyre janë në shërbim te qytetarëve.

Në të dy sportelet e tjera te rajonit 1 dhe 4 punonjësit e gjendjes civile punojnë të detyruara duke u dubluar në rajonet 2 dhe 3.

Qytetarët thonë se sorollaten nga një sportel në tjetrin dhe në shumë raste i gjejnë të mbyllura . Arsyetimi i punonjësve të gjendjes civile është se nuk kanë bojë printerat.

Recommended