13 vatra zjarri aktive në të gjithë vendin

  • 7 years ago
Zjarret vijuan të djegin sipërfaqe të mëdha pyjore edhe këtë të mërkurë.

13 vatra kanë qenë aktive gjatë ditës.

Operacionet për shuarjen e tyre kanë vijuar pa pushim.

128 punonjës zjarrfikës, 21 automjete zjarrfikëse, 215 ushtarë, dhjetëra vullnetarë si dhe Punonjës të Pyjores e Zonave të Mbrojtura u angazhuan në terren.

Të vazhdueshme kanë qenë edhe ndërhyrjet nga ajri, në zonat e thyera malore.

Më problematike situata ka qenë në Dibër, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Berat, Fier, Durrës dhe Berat e Gjirokastër. Në këtë të fundit situata është drejt përmirësimit.

Deri tani, në të gjithë vendin janë djegur afro 900 hektarë pyje e shkurre.

Tv Klan

Recommended