Report TV - Iku nga Barça, Neymar: Falenderim special për babanë dhe Leo Messin

  • 7 years ago
Neymar nuk do jetë më lojtari i Barcelonës, por do luaj në sezonin tjetër me skuadrën franceze të PSG.

Kalimi i brazilianit tek PSG ka mërzitur shumë tifozë nga mbarë bota. Barcelona tashmë nuk do ketë MSN-në e famshme, ndërsa për sezonin e ri Neymar, do të luaj për skuadrën franceze të PSG.

Braziliani Neymar me anë të një postimi në rrjetin social ?Instagram?, ka publikuar një letër të gjatë dhe një video, ku përmend të gjitha gëzimet dhe hidhërimet që ka kaluar me skuadrën e Barcelonës.

Neymar pas largimit nga Barcelona, ka falenderuar tifozët e Barcelonës, ndërsa nuk ka lënë pa përmendur dy njerëz shumë të rëndësishëm, babanë që e ka ndihmuar gjithmonë, por dhe bashkëlojtarin i tij tek Barcelona, Lionel Mesin.

Recommended