Në kërkim të korçarit| E ëma me sytë nga dera, fëmijët kërkojnë babanë, gruaja në lot
  • 5 years ago
Me historinë e sotme jemi zhvendosur në shtetin norvegjez. Në kërkim të Kristo Dajkos i cili u nis në fillim të muajit prill të vitit 2015 sëbashku me djalin e tij. Sipas familjarëve, 46-vjeçari kishte përgatitur dokumentet me qëllim për të përfituar azil në Norvegji. Pasi i refuzohet e drejta në këtë vend, babai me djalin nisen drejt Suedisë, ku qëndrojnë për pak ditë dhe më pas Kristo e lë te birin në një kamp atje dhe vetë udhëton për në Itali. Gjatë qëndrimit në Itali, ai u kërkoi familjareve një shumë parash, që të paguante biletën për t?u rikthyer më pas në Shqipëri.

Familjarët deklarojnë se në dijeninë e tyre Kristo nuk ka pasur asnjë konflikt me askënd. Kristo Dajko i zhdukur pa gjurmë ka lënë në pritje bashkëshorten me tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë, ky i fundit pati probleme të shumta depresive, pasi u kthye nga Suedia. Kristo Dajko, ka emigruar herët prej shumë vitesh edhe në shtetin fqinj, Greqi. Familja vijon të bëjë apel për ndihmë nga studio e emisionit ??Pa gjurmë??në kërkim të 46-vjeçarit, i cili mund të ketë një vendndodhje ndoshta në shtetin gjerman pasi kishte shfaqur dëshirën më herët për këtë shtet.
Recommended