Report TV - Zjarr masiv në fshatin Metoh në Mallakastër, rrezikohen banesat

  • 7 years ago
MALLAKASTËR-Prej dy ditësh në pyllin e fshatit Metoh vijojnë që të jenë aktive disa vara zjarri, ndërsa në rrezik serioz janë banesat pranë, pasi flakët po u afrohen me shpejtësi për shkak të erës.

Në një lidhje telefonike për Report Tv, kryeplaku i fshatit Syrja Hyskaj shprehet se ende nuk ka shkuar asnjë zjarrfikëse dhe gjendja është e vështirë, pasi po luftojnë të vetëm me flakët.

Recommended