Report TV - Fushë-Krujë, zjarr në fshatin Halil rrezikohen banesat dhe pyjet

  • 7 years ago
FUSHE-KRUJE-Një zjarr i madh ka shpërthyer në vendin e grumbullimit të plehrave në fshatin Halil të Fushë-Krujës.

Zjarri po përhapet me shpejtësi të madhe dhe rrezikon të përfshijë të gjithë pyjet rreth e qark pasojat e të cilit do të ishin të paimagjinueshme.

Kryeplaku i fshatit Halil, Flamur Halili jep alarmin pasi zjarri mund të përhapet në të gjithë fshatin duke u përhapur në banesa. Kryeplaku thotë se ka lajmëruar zjarrfikëset e Krujës të cilat nuk kanë ardhur.

"Ne e kemi bere problem herë pas here ketë fenomen në bashkinë e Krujës por nuk është marrë asnjë masë. Këtu hidhen çfarëdo lloj plehrash deri te fishekë e municione. Pati 2 shpërthime municionesh në prezencën tonë", tha kryeplaku i fshatit.

Liqeni i Zagraces nga helmet e dala nga djegia e mbetjeve ka dalë jashtë përdorimit.

Fshati Halil ka mbi 3 mijë banorë.

Recommended