Report TV - Hipoteka, konkurs për drejtuesit Doracaj: Vetting punonjësve

  • 7 years ago
Kryeregjistruesja e Republikës, Blerina Doracaj u shpreh sot gjatë një deklarate për mediat, drejtuesit e hipotekave në rrethe do i nënshtrohen një konkursi brenda muajit gusht.

Deklarata e Doracajt vjen pak ditë pasi kryeministri Edi Rama kërkoi zyrtarisht nga drejtorët të jepnin dorëheqje pasi kishin torturuar njerëzit.

"Për ecurinë e punës dhe situatën e çdo zyre të ZRPP, është hartuar një informacion dhe i është paraqitur Kryeministrit pa fshehur asgjë.

Mbi bazën e kësaj analize fillestare të situatës kam kërkuar që të gjithë drejtuesit e zyrave vendore të futen në një garë për të merituar nderin për t'i shërbyer qytetarëve.

Regjistruesit do të zgjidhen kundrejt një procedure të hapur e cila do të përmbyllet në fund të muajit gusht. Për këtë do të ngrihet një grup punë për përcaktimin e rrepta dhe ngushtësisht teknike për aplikuesit për regjistruesit në të gjithë zyrat vendore", u shpreh Doracaj.

Recommended