Report TV - Vijon komploti, 9 tenderat e fundit të ministrave teknikë

  • 7 years ago
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, thotë se ata kanë bërë gati dorëheqjet, por ministrat teknikë të Partisë Demokratike vijojnë të shpallin tendera, të shpallin oferta fituese si dhe të lidhin kontrata, në kundërshtim me vullnetin e shqiptarëve të shprehur me 25 Qershor dhe me vendimin e kryeministrit Edi Rama, i cili ka pezulluar çdo procedurë prokurimi për vitin 2017.

Nën alibinë e përgatitjes së raportit për zgjedhjet, ?teknikët? e Partisë Demokratike po menaxhojnë paratë publike, duke dalë tërësisht jashtë kornizave të misionit, të përcaktuar në marrëveshjen politike Rama-Basha.

Gjithashtu, ndonëse kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka deklaruar dy ditë më parë daljen e LSI në mënyrë të plotë në opozitë, ministrat e kësaj partie, në një linjë me ?teknikët? e PD, po firmosin gjithashtu kontrata dhe shpallin tendera me vlera të mëdha dhe të vogla.

Tenderat e fundit janë shpallur në një kohë kur, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë përfshirë në një garë politike, ku secila pretendon se përfaqëson opozitën e vërtetë në Shqipëri. Pra, në një kohë kur, krerët e PD dhe LSI kanë intensifikuar akuzat ndaj qeverisë, njerëzit e tyre në qeveri dhe drejtori firmosin tendera, madje edhe për mobilim zyrash.

Recommended