Report TV - Kukës, zjarr në nënstacionin elektrik, gjysma e qytetit pa drita

  • 7 years ago
Një pjesë e qytetit të Kukësit si dhe disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike pas zjarrit që ra në nënstacionin elektrik në Rexhepaj.

Nga zjarri i rënë në nënstacion janë dëmtuar rëndë 6 fidra 10 kV.

Për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga zjarri ka mbetur pa energji elektrike pjesërisht qyteti i Kukësit dhe ish-komunat Tërthore, Topojan, Shishtavec, Bicaj, Ujëmishte dhe Shtiqen.

Grupet e OSHEE janë në vendngjarje duke punuar prej dy orësh ndërsa nevojitet të paktën dhe një orë për riparimin e dëmit.

Recommended