Report TV - Shkon në gjykatë koncensioni i monitorimit të lojërave të fatit

  • 7 years ago
Më datë 19 shtator zhvillohet seanca e Gjykatës Kushtetuese lidhur me një kërkesë të bërë nga Shoqata e operatorëve të lojrave të fatit për anulimin e pagësës së tarifave për qendrën private monitoruese të këtij sektori.

Shoqata ka kërkuar shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të pagesës që u është ngarkuar kompanive të basteve për të financuar një qendër, tashmë të krijuar në formën e një partneriteti publik-privat, ku qeveria i ka dhënë dhënë krejtësisht aktivitetin përkatës një konsorciumi privat për 30 vitet e ardhshme.

Tarifat, firma fiton 2 mln euro në vit
Në mars të këtij viti, Këshilli i Ministrave shpalli si fitues të koncesionit që do të ndërtojë Sistemin Qendror të Monitorimit të Lojërave të Fatit një konsorcium, të përbërë nga kompanitë ?Admiral Sportwetten? GmbH & ?ATSI? spolka akcyjna & ?MC Networking? sh.p.k. Përfaqësuesja në Shqipëri e fituesve është kompania ?Mc Networking?, me një kapital të regjistruar prej 17.9 milionë lekësh.

Recommended