Report TV - Mungesa e rojeve në plazh institucionet zgjedhin të heshtin

  • 7 years ago
Këshilltarja e ministrës së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Ekflodia Laskaj dje deklaroi se plazhet shqiptare janë të pajisur me roje të bregdetit. Ndërkohë ditën e sotme humbi jetën një turiste ruse, vetëm 16 vjeçe.

Ajo kishte ardhur të pushojë në plazhin e Ksamilit, por ka gjetur vdekjen si pasojë e mungesës së shpëtimtarëve.

Report Tv ka bërë një vëzhgim të gjithë plazheve të vendit ku vetëm në një rast janë disa të rinjë të cilët thuhet se janë roje, konkretisht në plazhin liqenor të Pogradecit.

Edhe në këtë rast ata nuk kanë asnjë pajisje shpëtimi, por quhen si të tillë, ndërkohë që nuk kanë as dylbi, as barrela dhe gjënë më minimale nuk kanë një bilbil që VKM 369 e parashikon.

Ndërkohë që plazhet si Velipojë, Shëngjini, Durrësi, Bregdeti i Fierit dhe ai i Vlorës nuk kanë asnjë shpëtimtar në plazhe të cilët mund të përkujdesen për pushuesit.

Në Velipojë ka dy kulla vrojtimi, por nuk ka shpëtimtar. Pushuesit thonë se ndihen të rrezikuar si pasoj e mungesës së rojeve në plazh. Ata thonë se kullat janë të vendosura kot.

?Deri tash nuk ka pas probleme por nuk i dihet. Duhet me pas edhe polic. Pak ka ktu dy janë me bo me pas nanji problem njani njeri?, shprehet një prej pushuesve.

Recommended