Report TV - Grupi anti Basha në Vlorë, Patozi thirrje Berishës: Merr në dorë PD

  • 7 years ago
Grupi anti-Basha i drejtuar nga ish-n/kryetari i PD, Astrit Patozi pas Durrësit sot zhvilluan një takim me demokratët në Vlorë duke kërkuar reagimin e tyre për të ndaluar Lulzim Bashën në zgjedhjet farsë që po bën për të marrë mandatin e dytë.

Patozi i bëri thirrje Sali Berishës dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të PD që të ngrihen për të ndaluar këtë të keqe të madhe, sikur e cilësojnë ata Lulzim Bashën.

?Basha i ka pasur takimet e mbyllura, por ka pasur reagime. Dikush i ka thënë ?Na shite? pse vjen këtu në Vlorë. Unë nuk e them dot. Jo se po e kursej, por se nuk kam prova. Në rast se nuk na shiti ia vodhën për shkak të paaftësisë. Problemi është që për këtë a do mbajë dikush përgjegjësi?

PD nuk mund të jetë kurrë biznes personal i njeriu të vetëm. Shumë njerëz më kanë kërkuar të garoja edhe pse nuk kishte garë, pasi kanë dashur që partia të reagojë, që Basha mos garojë i vetëm, pasi atë tjetrin nuk e quaj.

Recommended