Menaxherët e pushtetshëm që vendosin për lëvizjet e futbollisteve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Menaxheret e futbollisteve janë personat me më pushtet jo vetëm ne boten e futbollit, por edhe ne ekonomi. Se kush e zotëron dhe kush vendos per te ardhmen e nje futbollisti e tregon lajmi me i fundit i mediave sportive europiane. Mino Raiola këmbëngul qe Romelu Lukaku te shkoje te Manchester United dhe jo te Chelsea megjithëse edhe blutë e Londrës ofrojnë te njëjtën shume per sulmuesin belg. 85 milionë euro ofrojnë edhe djajtë e kuq edhe londinezet, por Klecka qëndron diku tjetër. Ne te vërtete ata konsiderohen këshilltare te lojtareve, por janë menaxheret e vërtete te fateve te tyre. Mino Raiola kërkon qe Lukaku te luaje per United, sepse do te përfitonte plot 10 milionë sterlina nga klubi nëse transferimi realizohet, ndërsa Chelsea nuk dëshiron te paguaje kaq shume. Menaxheret paguhen nëpërmjet provizioneve qe klubet detyrohen te derdhin ne llogarite e majme, por edhe nga përqindjet qe marrin prej lojtareve. Kete e tregoi transferimi i Pol Pogba një vit me pare te United, por dhe pokeri i stërzgjatur me Donarumen te Milani. Tashme ne loje edhe nje tjetër front, ai mes United dhe Chelsea ne gare per Lukakun. Sa me i dëshiruar te jete nje lojtar prej disa klubeve te mëdha aq me shume shtrenjtohet pokeri qe luan Rajola. Por nuk është vetëm ai edhe pse ne loje janë serish italianet. Marko Verrati është detyruar nga klubi i tij Paris Sen Zhermen te dale dhe te kërkoje ndjese publike per deklaratat e bëra nga menaxheri i tij. Donato Di Campli kishte deklaruar pak dite me pare se futbollisti Marko Verrati ishte i burgosur prej Emirit te Katarit. Natyrisht aludimi ishte per pronarin e PSG Al Khelaifi, sepse klubi nuk pranoi ofertën 100 milionëshe te Barcelonës per Verratin. Te mos e lesh Verratin te largohet per 100 milionë eshte thjesht nje çështje krenarie kishte deklaruar Di Campli per Gazeta Dello Sport. Sipas Di Kamplit, Al Khelaifi i kishte thene se nje shitje e Verratit edhe per 100 milionë nuk do ti falej edhe ne Doha. Me pas bosi i Barces Bartomeu i hodhi benzine zjarrit kur shtoi se ne e duam Verratin dhe japim 100 milionë, por PSG nuk negocion fare. Kjo e detyroi Verratin te flasë per here te pare per çështjen Verrati. Ka postuar nje video ne llogarinë zyrtare te PSG ku kërkon ndjese dhe se ndjehet shume mire ne Paris. Sipas italianit këto fjale nuk ishin qëndrimi i tij dhe shpreson qe te mos përsëriten nga ana e agjentit Di Campli. Ai po përqendrohet te stërvitja per te fituar sa me shume tituj ne sezonin e ardhshëm me PSG, por se sa do ta mbaje kete fjale ne fakt ketë e di vetëm menaxheri. Ishin vetëm dy shembuj me dy lojtare te mëdhenj, por rastet jane pa fund vetëm shumat e fituara ndryshojnë.

Recommended