Taksa për ata që paguajnë, por jo për ata që s'paguajnë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria, nëpërmjet paketës së re fiskale kërkon që të mbledhë nga individët dhe bizneset 18 miliardë lekë më shumë në 2014. Por këto para rrezikojnë që të mblidhen vetëm nga kontribuuesit e rregullt të buxhetit të shtetit. Barrën më të madhe e ka biznesi i madh nga i cili do të merren 7 miliardë lekë më shumë se një vit më parë. Por a ishin ndryshimet ligjore në taksat dhe tatimet të nevojshme? Biznesi do të paguajë tatim-fitimi 5 % më shumë, por kjo kosto nuk do të ishte në rast se kompanitë e naftës do të paguanin tatim-fitimi, pasi kanë më shumë se 8 vjet që nuk paguajnë. Nga ana tjetër rreth 400 mijë familje që paguajnë aktualisht taksën e banesës do të paguajnë dyfish. Si pasojë e kësaj rritje, qeveria do të mbledhë më shumë para në buxhet,  por nuk ka ende një skenar të qartë se si do të bëjë pjesë të skemës edhe 700 mijë familje të tjera që nuk e paguajnë këtë taksë. Paralelisht me këtë situatë informaliteti edhe në tregun e energjisë është i lartë, çka rëndon kostot e buxhetit të shtetit. Një tjetër sektor ku informaliteti është i lartë është edhe tregu i punës. Ajo që dihet me saktësi është se vetëm 87 mijë punonjës të administratës publike janë pagues të rregullt të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Ndërsa treguesit në sektorin privat janë larg realitetit. Në fund mund të themi se më shumë se sa rritje, ekonomia ka nevojë të mbledhë më mirë taksat dhe tatimet në mënyrë që qytetari dhe biznesi i rregullt të mos paguajë edhe për ata që kanë shpërfillur detyrimet për vite me radhë.
Recommended