Report TV - Vlorë, dëshmia:Dera ishte hapur Sinani u vra duke ngrënë bukë

  • 7 years ago
VLORE- Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë, ku mbeti i vrarë 40 vjeçari Fatjon Sinani.

Sipas dëshmive pranë familjes së viktimës, atentatori i dyshuar, Neritan Qejvani ka shkuar në banesën e çiftit Sinani, duke u futur brenda, teksa dera ishte e hapur, ndërkohë që ata ishin ulur në tavolinë për të ngrënë darkë.

Vrasësi menjëherë i ka drejtuar pistoletën Sinanit dhe e ka qëlluar me 4 plumba. Një plumb e ka kapur në kokë, dy në gjoks dhe një në këmbë.

Recommended