Report TV - Basha: Iki si kryeministër nëse s'hap tunelin e ‘Arbrit’ për 2 vite
  • 7 years ago
DIBER-Lulzim Basha ka mbyllur fushatën në këtë qark duke kërkuar votën për PD edhe si ndëshkim për Edi Ramën, i cili sipas tij e ka premtuar disa herë rrugën e ?Arbrit? këtë mandat, por ka mashtruar, pasi ende nuk ka nisur.

Basha premtoi para mbështetësve të tij, se nëse do t?i besohet drejtimi i vendit, do të hapë tunelin e rrugës së ?Arbrit? për dy vite, në të kundërt do të japë dorëheqjen si kryeministër.

Një tjetër premtim i Bashës ishte edhe hapja e universitetit, që do të jetë edhe një portë për Maqedoninë.

?Sa herë e ka premtuar Rama ?Rrugën e Arbrit? dhe nuk ka hedhur një lopatë, është aty ku e lamë ne.

Si sot dy vite, ose do të hapim tunelin e ?Arbrit?, ose do të jap dorëheqjen si kryeministër.

Do të hapim edhe universitetin e Dibrës, do ta kthejmë në një portë edhe për Maqedoninë" tha ai.
Recommended