Report TV - Akuzat e LSI,Çako:Jam në krye të detyrës, Policia e depolitizuar

  • 7 years ago
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka reaguar pas deklaratave të LSI që e fajësojnë për rastet e dhunës ndaj anëtarëve të kësaj force.

Çako është shprehur sot se ai nuk merret me akuzat dhe se organi që ai drejton është i depolitizuar.

"Unë jam Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit për Policinë e Shtetit, Kodit Zgjedhor dhe të gjithë akteve të tjera normative, jam autoriteti i drejtimit administrativ-ekzekutiv dhe operacional i Policisë së Shtetit, por jo lider i subjekteve politike.
Në mënyrë kategorike nuk më lejohet të prononcohem, pavarësisht nga korrentet politike apo edhe interesat e caktuara të tyre.

Përveç faktit që jam duke drejtuar një organizatë të depolitizuar me ligj, jam në krye të detyrës, do të vazhdoj të jem në krye të detyrës, përsa kohë jam duke e zbatuar atë me përpikmërinë maksimale, dhe jam duke ndjekur që të gjithë procesin zgjedhor.

Recommended