Report TV - Nuk gjejnë treg për qumështin fermerët e Korçës në protestë
  • 7 years ago
Fermerë të fshatit Bregas në Korçë kanë zhvilluar një protestë paraditen e kësaj të hëne. Ata kanë bllokuar me mjete bujqësore për disa orë rrugën kryesore që lidh fshatrat e Fushës së Korçës.

Shkak i protestës ka qenë kushtet e vështira të fermerëve të cilët nuk gjejnë treg për produktet e tyre bujqësore dhe blegtorale. Ata janë ankuar se prej gjashtë muajsh nuk arrijnë të shesin dot qumështin, çka ka bërë të falimentojnë një pjesë e madhe e baxhove që e grumbullojnë atë.

Ata tanë se kanë marrë kredi për të blerë lopë dhe nuk kanë mundësi ta shlyejnë, ndërsa hedhin akuza edhe për konkurrencë të pandershme në treg.

Fermerët kërkojnë ndërhyrjen e strukturave shtetërore dhe subvencionim të prodhimit, pasi në të kundërt ata do të vijojnë protestat, ndërsa paralajmërojnë edhe bojkotimin e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.
Recommended