Stop - E rrallë, qytetarja në Pukë gjobitet për kioskën në Tale të Lezhës! (01 qershor 2017)

  • 7 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Diana Kola banuese në qytetin e Pukës, denoncon në Stop, se një ditë, në mënyrë të papritur, i vjen një letër nga përmbaruesi, ku njoftohet, se i mbahet paga, për shkak të një lokali të vogël në Tale të Lezhës.Diana tregon, se nuk ka shkelur kurrë në Tale dhe për rastin e cuditshëm, ka hapur edhe gjyq. Julian Bistri, specialist pranë IKMT-së,tregon, se zonja ka patur një kioskë pa leje me konstruksion metalik në bregdet, për të cilën është gjobitur.Nga ana tjetër në njësinë administrative Shën Koll, kreu i saj Albert Rrusti shpjegon, se në bazë të verifikimit, rezulton, se personi, që kishte kioskën, është Diana Pjetër Kola, e ditëlindjes 1969. Ndërsa personazhi i ?Stop? është Diana Ndue Kola e ditëlindjes 1966, pa asnjë lidhje me kioskës në Tale.

?Unë jam Diana Kola nga Puka, jetoj prej 27 vitesh atje dhe punoj pa asnjë shkëputje. Një ditë më vjen një letër, në nëntor të vitit 2016, që unë kam hapur një kioskë në Tale të Lezhës. Në fakt unë atë kioskë as nuk e kam hapur, as nuk di asnjë gjë. Ky përmbaruesi atje te ma ka çuar 120 mijë lekë (të vjetra) në muaj, të cilën unë do e paguaj për një vit. Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, është prishur një kioskë thotë në breg të detit, me dimensione 2 me 3 për biznes në rërë. Unë në rërën e Tales nuk kam shkelur as një herë të vetme. Prandaj i jam drejtuar emisionit tuaj, që kjo gjë nuk më takon dhe kërkoj drejtësi te ju.?

E pyetur nga gazetarja e emisionit ?STOP? se nëse ka qenë pjesëmarrëse në gjyqin e kryer nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Diana Kola shprehet se prej vitit 2012 deri më 2016 nuk është njoftuar asnjëherë dhe se është vënë në dijeni për çështjen vetëm nga shkresa e ardhur nga përmbaruesi.

Gazetarja i drejtohet këtij inspektorati për të marrë pyetur se si është bërë proces verbali dhe vendimi për dënimin me gjobë ndaj Diana Kolës, pa patur gjeneralitetet e plota. Jualian Bistri, një prej specialistëve të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, shprehet se proces verbali është mbajtur nga ekspertët e IKMT-së, duke u konstatuar objekti pa leje, që ka qenë një kioskë me konstruksion metalik.

?Është mbajtur duke verifikuar që ka qenë e zonjës Diana Kola. Zonja ka qenë me banim në Tale të Lezhës, në plazhin ku është mbajtur proces verbali. Është verifikuar që është zonja në fjalë. Kur është pa leje, në asnjë vend nuk është shënuar Diana me emër, emër babai apo mbiemër, nuk është diku e regjistruar. Normalisht, kur kanë vajtur inspektorët e institucionit tonë për të mbajtur proces verbalin, është mbajtur me emër dhe mbiemër. Andej e tutje është verifikuar në terren nga inspektorët tanë që objekti në fjalë ka qenë i zonjës në fjalë."

Gazetarja ? Çfarë dokumenti tjetër e identifikon që bëhet fjalë për Diana Kolën?

?E para një herë, Diana Kola ka hapur një proces gjyqësor kundrejt institucionit tonë, apo jo? Në bazë të relaci...

Recommended