Report TV - Durrës, humbjet e ujit në rrjet Ujësjellësi ngre grupe kontrolli

  • 7 years ago
Humbjet e mëdha të ujit në rrjet kanë ngritur në këmbë Ujësjellësin e Durrësit. Ata kanë nisur punën për verifikimin e të gjitha depozitave të qytetarëve që kanë probleme me rrjedhjen e ujit.

Në një kohë që sapo ka filluar sezoni turistik, Ujësjellësi ka menduar që të menaxhojë me eficencë të gjithë sasinë e ujit që mbërrin nga stacioni i pompave në Fushë Kuqe. Një grup pune i ujësjellësit verifikon depozitat në tarracat e shtëpive dhe pallateve, ato që kanë probleme me galixhanët apo dëmtime të tubave.

Recommended