Report TV - Rama emëron pesë zv/ministra të "fortë" në Ministritë e PD-së

  • 7 years ago
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka firmosur sot gjatë mbledhjes së Qeverisë, ndryshime të tjera në disa poste zv/ministrore, konkretisht në ministritë që iu lanë PD-së, pas marrëveshjes së javës së kaluar.

Lëvizjet vijnë katër ditë pas paktit Rama-Basha që solli lëvizje në kabinetin qeveritar dhe emërimin e 6 ministrave teknikë dhe një zv/kryeministër, të propozuar nga radhët e opozitës.

Kësisoj, zv/ministër i Shëndetësisë është emëruar Mira Kapisyzi, një mjeke e shquar e shëndetësisë shqiptare. Te Ministria e Financave, largohet Ervin Mete dhe emërohet zv/ministre Irena Beqiraj e cila ka mbajtur poste të rëndësishme në administratë si zv/ministre e Financave në të kaluarën si dhe ish-drejtore e Doganave, Elona Gjebrea ikën nga Ministria e Brendshme dhe në vend të saj emërohet Rovena Vode, ish-drejtore e Kabinetit në këtë dikaster.

Nga Ministria e Drejtësisë largohet Eridian Salianji dhe në vend të tij emërohet Etilda Gjonaj, ish-komisionere pranë Avokatit të Popullit.

Recommended