Report TV - Bushati s'përjashton koalicionin PS-PD: Vendosim pas zgjedhjeve

  • 7 years ago
SHKODER- Në politikën Shqiptare nuk ka më të papritura, mund të ndodhë gjithçka, edhe një bashkëqeverisje mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.

Ministri i Punëve të Jashtme, njëherazi kryesues i listës së kandidatëve të PS në Qarkun e Shkodrës, Ditmir Bushati, nuk mohon mundësinë e një koalicioni paszgjedhor PD-PS.

"Sot për sot çdo parti politike, përfshirë PS-në është e angazhuar për një proces zgjedhor sa më të lirë dhe sa më të ndershëm. Sa na përket ne, kemi si objektiv për të marrë një numër sa më të madh vendesh në Parlament. Pas 25 qershorit do t'i përgjigjemi edhe kësaj pyetje që ju bëtë", u shpreh Bushati.

Recommended