Report TV - Telefonata e nuses me vjehrrën zbulon hajdutin. Italianët e prangosin në Pogradec

  • 7 years ago
POGRADEC-Ky është Loenard Muçllari, 28-vjeçari nga Pogradeci, që u arrestua pas një bashkëpunimi mes karabinerëve italianë dhe Policisë Shqiptare. Muçllari u arrestua një ditë më parë në fshatin e tij në Leshnicë pasi prej 5 vitesh i ishte arratisur drejtësisë italiane.

Historia e 28-vjeçarit me drejtësinë Italiane nisi në vitin 2011 kur ai u arrestua në Itali për vjedhje me dhunë dhe grabitje. Pikërisht në 26 tetor 2011 ditën që iu caktua masa e sigurisë ?arrest shtëpiak?, që ishte edhe ditëlindja e tij, Leonard Muçllari arratiset drejt Shqipërisë.

Menjëherë sapo erdhi në Shqipëri ai vendosi të ndërrojë emër. Nga Leonard Muçllari, merr një identitet të ri me emrin Hasan Muçollari. Në këtë mënyrë ai iu shmang identifikimit për krimet që kishte kryer në Itali, për të cilat në 2014-në, u dënua me 7 vite e 4 muaj burg.

Në 13 gusht të 2012-s, Leonard Muçllari martohet dhe pikërisht kjo martesë ka sjellë edhe zbulimin e tij.

Recommended