Report TV - Durrës, eksploziv të dënuarit për gjobëvënie sapo doli nga burgu

  • 7 years ago
DURRES-Një shpërthim i fuqishëm me eksploziv ka tronditur banorët e lagjes nr. 15 në Porto Romano gjatë natës.

Shpërthimi është shkaktuar nga një bombë artizanale në lokalin e Fetah Matajt në katin e parë, ndërsa banesa e tij është tre katëshe.

Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa pas ngjarjes është lajmëruar policia që ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Recommended