Schütz: Zgjedhjet pa opozitën të ligjshme

  • 7 years ago
Pas ambasadorit amerikan edhe ajo gjermane Susanne Schütz thotë se zgjedhjet pa opozitën janë të ligjshme dhe se Gjermania do t?i njohë ato. Schütz ka përforcuar qëndrimin e dhënë dy javë më parë nga ministri i jashtëm gjerman Sigmar Gabriel, se zgjedhjet duhet të zhvillohen në datën e dekretuar nga presidenti.

?Shpresojmë që në këtë proces zgjedhor të mund të marrin pjesë sa më shumë parti politike që të jetë e mundur. Nëse Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare vazhdojnë të mbeten në qëndrimin e tyre për të mos marrë pjesë në procesin zgjedhor ky është një vendim i trishtuar për ne, por ne do ti njohim këto zgjedhje.?

Këtë deklaratë ambasadorja gjermane e bëri gjatë nënshkrimit të një marrëveshje me qeverinë shqiptarë për financimin e programit të efiçencës së energjisë në konviktet e qytetit studenti.

Tv Klan

Recommended