Report TV - Atentati Sukth, Hetimet: Morën pjesë dy makina,u qëllua nga njëra

  • 7 years ago
Për vrasjen e Ervin Dalipajt e Jurgen Dautit te mbikalimi i Sukthit në Durrës, Policia e Shtetit po kërkon për dy makina të zeza, të cilat janë përdorur për të kryer atentatin. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se kamerat e sigurisë kanë kapur dy makina të zeza, njëra tip ?BMV? dhe tjetra tip ?Audi A5?.

Nga makina ?Audi A5? dyshohet se është qëlluar me breshëri në drejtim të Dalipajt e Dautit, çka u ka shkaktuar atyre vdekjen. Por nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë, Policia nuk ka arritur të identifikojë dot targat e këtyre makinave. Kjo për faktin se targat kanë qenë të dëmtuara dhe nuk dallohen qartë. Grupi hetimor dyshon se targat janë dëmtuar me qëllim, ose kanë qenë të vjedhura.

Të dyja makinat sipas hetuesve, por edhe dëshmive që kanë dhënë disa persona që kanë parë vrasjen, kanë konfirmuar se kanë qenë dy makina që kanë marrë pjesë në atentat dhe dyshohet se ishin 5 persona që kanë organizuar sulmin.

Hetuesit deri në këto momente kanë në duar pamjet e disa kamerave të sigurisë pranë mbikalimit të Sukthit dhe më pas makinat janë ?zhdukur?. Dyshohet se atentatorët kanë përdorur rrugë dytësore për tu larguar në zonën e Shijakut, duke ju fshehur kamerave të sigurisë, për të mos u zbuluar intenerari që ata ndoqën pas atentatit.

Recommended