Pengimi i zgjedhjeve në Kavajë nga opozita, Policia kallëzon në prokurori Bashën

  • 7 years ago
"Vendimi i dytë është mbajtja më 7 maj në Kavajë të një proteste të madhe kombëtare për të pamundësuar zgjedhje fasade të diktuara nga krimi sepse ju kemi premtuar qytetarëve shqiptare dhe kavajasve që kurrë nuk do ta lemë fatin në duart e krimit dhe zgjedhjeve të diktuara nga krimi?.

Kjo deklaratë e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha në çadër 18 ditë më parë për policinë e Tiranës është vepër penale që cënon rendin kushtetues. Blutë e Tiranës kanë kallëzuar në Prokurori kreun e opozitës për nenet 323 dhe 325 të Kodit Penal.

Konkretisht Basha akuzohet nga policia për thirrje publike për veprime të dhunshme dhe sipas nenit 323 dënohet me gjobë ose burgim deri në 3 vjet.

Gjithashtu akuzohet edhe pengimin e subjekteve zgjedhore sipas nenit 325 , i cili parashikon burg nga 3 muaj deri në tre vjet.

Përveç këtij kallëzimi të ri policia e kallëzuar Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike edhe për protestën e ditës së hënë ku u bllokua trafiku për një orë. Gjithashtu edhe për deklaratat e bëra në 24 shkurt për veprime të dhunshme.

Pritet që Prokuroria të vendosë nëse do të hapë zyrtarisht hetimet për protestën e parlajmëruar nga Basha ditën e zgjedhjeve në Kavajë.

Tv Klan

Recommended