Opozita kallëzon Ramën: Kërcënoi komisarin e “Xhisielës” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Opozita ka kallëzuar penalisht kryeministrin Rama për cështjen ?Xhisiela?.Në padinë e dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës nga drejtuesit e grupeve parlamentare të PD dhe LSI, thuhet se objekti I kallëzimit ndaj Ramës është: ?Kanosje për shkak të detyrës?, ?Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës? dhe ?Kanosje për të mos zbuluar të vërteten?. Opozita mori shkas nga deklaratat e Rames I cili pohoi se ish Nenkomisari Nuhu ishte nje horr I cili kishte bere deklarata te pabaza per ceshtjen ?Xhisiela? vetem per te perfituar azil politik.Sipas PD dhe LSI nga keto deklarata publike te kryeministrit verehet se ai I drejtohet me fjale kercenuese Nenkomisarit Emiljano Nuhu, kryeministri ka nderhyre ne punen e organeve ligjzbatuese duke shpallur pa asnje prove sit e pabazuara deklaratat e Nuhut se ai ishte kercenuar nga Taulant Balla, Artur Bushi dhe Rrahman Rraja per te mbyllur ceshtjen e djalit te deputetit ndaj 25 vjecares Xhisiela Malokut.Sipas opozites, me keto deklarata Rama jep nje mesazh te qarte per cdo polic qe ka dijeni per kete ceshtje qe te hesht dhe te mos deshmoje ndryshe do te ndiqet kemba kembes sic ai tha per Nuhun.Sipas kallezimit te bere nga PD dhe LSI keto deklarata te kryeministrit jane kriminale dhe jo te ligjshme.Spaho dhe Vasili thane se ligjerisht prokuroria duhet te kishte nisur kryesisht hetimet ndaj Ramës pas këtyre deklaratave dhe kërcënimeve të kreut te qeverisë ndaj nënkomisarit Nuhu.

Recommended