Report TV - Nard Ndoka: Meta President, Vettingu ra, OSBE përgjegjëse për krizën

  • 7 years ago
Pas Mesila Dodës foli për mediat edhe Nard Ndoka, i cili fajësoi ambasadorët për krizën, ndërsa foli edhe për zgjedhjen e Metës si President duke u shprehur se Vettingu ka rënë.

"Ishte i domosdoshëm një takim i tillë, unë i shpreha ambasadori Lu se edhe në kohën e komunizmit kemi fituar me 99.9%, por edhe pse kanë qenë të ligjshme, zgjedhjet ishin në diktaturë.

I shprehëm në takim edhe gabimet që Rama ka bërë në raport me opozitën, Rama ka manipuluar zgjedhjet lokale, nuk ka ofruar konsensus për reformën zgjedhore.

Rama duhet të japë dorëheqjen për të shmangur krizën e thellë. Kërkesat nuk janë të PD, por standarde që i kërkon si garanci për zgjedhjet.

Ambasadori i SHBA tha që akoma ka hapësira për zgjidhje" tha ai.

Sipas Ndokës, fajin kryesor për krizën e ka ambasadori i OSBE.

"Ambasadori i OSBE përgjegjësi kryesor për krizën, pasi një vit më parë tha se nuk ka kohë për numërimin elektronik, ndërsa sot thotë ka kohë.

Ambasadorët nuk na kërkuan drejtpërdrejt që të futeshim në zgjedhje. Madje në një moment i ngarkuam me përgjegjësi që vendi po futet në një krizë të thellë, pasi kanë qenë të njëanshëm' tha ai.

Recommended