Report TV - Meta "shuplakë: Bashës: Opozita barazon dialogun me ultimatume

  • 7 years ago
TIRANË- Ilir Meta ka ashpërsuar gjuhën sonte në mbrëmje me opozitën, pasi kjo e fundit refuzoi paketën e ?pajtimit? të sjellë nga ndërkombëtarët, ndërsa nuk mori pjesë as në tryezën e partive të thirrur nga vetë ai si Kryetar i Kuvendit.

Meta tha se axhenda politike e opozitës nuk i shërben zgjidhjes së situatës dhe as vetë opozitës, teksa shtoi se për fat të keq, opozita po barazon dialogun me ultimatumet. Refuzimi i vazhdueshëm i opozitës duket se e ka bërë Meta, njeriu ?i qetësisë dhe dashurisë?, të humbasë durimin.

Ai iu përgjigj edhe sulmeve të opozitës se kjo tryezë ishte fasadëër të manipuluar Kodin Zgjedhor.

"Opozita ka të drejtën e saj të quajë të kotë këtë tryezë timen. Si kryetar i Kuvendit kam bërë të gjitha përpjekjet për t'u vendosur dialogu që nga dita e parë e vendosjes së çadrës dhe protestës së opozitës për këtë çështje, por është për të ardhur keq që opozita barazon dialogun me ultimatumin. Ju e dini falë përpjekjeve të bëra nga ndërkombëtarët, nga unë dhe LSI, janë bërë disa hapa përpara nga ana e mazhorancës aktuale për të krijuar një klimë sa më konstruktive dhe mirëbesimi, por kuptohet që axhenda ka një axhendë që nuk po i shërben këtij procesi dhe besoj se nuk do t'i shërbejë edhe vetë opozitës", u shpreh Meta pas tryezës me partitë politike që organizoi këtë mbrëmje në Kryesinë e Kuvendit.

Recommended