Report TV - Kamani e emocionuar pas fitores:Në La Scala mu hapën dyert e karrierës

  • 7 years ago
Enkelejda Kamani, solistja e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë është shpallur fituese e Akademisë se Teatrit "La Scala" 2017-2019.

Sopranoja Kamani në një intervistë për Report TV rrëfen emocionet e fitores së kësaj gare të rëndësishme për zërat e rinj.

Sopranoja Kamani e nisi karrierën e saj si këngëtare operistike në skenën e Festivalit Ndërkombëtar ?Marie Kraja?, ku juria e vlerësoi me çmimin e parë.

Ajo kujton se fituesit e këtij festivali nga Shqipëria kanë qenë fitues edhe në Akademinë e La Scalas ku kujton se përveç saj ka fituar edhe Evis Mula e të tjera artiste shqiptare vite më parë. Ndërsa fitorja e saj është një ftesë e sigurt për të kënduar në skenën e La Scalas.

Për Kamanin ka qenë një ditë emocionuese, dhe me rëndësi të veçantë. Ajo është e gëzuar që ka qenë shumë pranë personaliteteve më të shquara të operës

Enkelejda Kamani së bashku më të fejuarin e saj Klodian Kacani janë dy nga zërat më të suksesshme në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit.

Tani për fituesen e akademisë së La Scalas ëndrrat zgjerohen drejt sukseseve të tjera. Kamani pas kësaj ëndërron të ngjis në skenë vepra të rëndësishme të repertorit të Operës Botërore.

Recommended