Burg 4 policëve që lejuan kalimin e 8 tonëve drogë në kufi - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg katër efektivët e policisë të cilët akuzohen se kanë lejuar kalimin e kamionit me 8 tonë drogë në doganën e Qafë Thanë më 4 shkurt 2017. Bëhet fjalë për 4 efektivët Ervin Kodra, Çlirim Pepa,Lirim Halili dhe Syrja Terziu. Më herët Prokuroria e Krimeve të Rënda zbardhi dinamikën e këtij trafiku nga Shqipëria drejt Italisë. Sipas organit të akuzës në të dyja pikat e kalimit, hashashi nuk u pikas, madje kamioni nuk u regjistrua në hyrje në Qafë Thanë. Sasia e drogës u zbulua nga autoritet italiane pasi mbërriti në Ankona. Sipas prokurorisë kamioni me drejtuesin maqedonas ka hyrë në Shqipëri në muajin shkurt në pikën e kufirit në Qafë Thanë të Pogradecit. Pasi i është nënshtruar verifikimeve doganore është lënë i lirë për të udhëtuar transit. Në portin e Durrësit i njëjti kamion i është nënshtruar procedurave të kontrollit të dokumentacionit por pa u kontrolluar në skaner ai është lejuar të vazhdojë udhëtimin drejt Italisë.

Recommended