Report TV - Kanceri, Ylli: Jo në përmasa drastike, të riskuara moshat e reja

  • 7 years ago
?Sëmundja e kancerit në Shqipëri vijon të rritet, por tendenca e saj nuk është në përmasa drastike?. Kështu është shprehur Alban Ylli , specialist në Institutin e Shëndetit Publik.

Në një vlerësim të të dhënave të mbledhura nga INSTAT dhe shërbimi onkologjik, deri në vitin 2014, tendenca e prekjes nga kanceri ka pësuar rritje tek gratë dhe moshat e reja.Ylli sqaron se niveli i vdekshmërisë nga kjo sëmundje është e ngjashme për të dyja grupmoshat 30-50 dhe 50-70, por në 7 vitet e fundit vihet re se më të rriskuara janë moshat e reja.