Nisma e Bashkisë "Dhuro një stol"

  • 7 years ago
Nëse ke dëshirë të kujtosh një të afërm që nuk jeton më apo të shenjosh një përvjetor të bukur, mund t?i bashkohesh nismës më të re të Bashkisë së Tiranës: ?Dhuro një Stol?. Në Parkun e Madh të Liqenit janë vendosur tre stolat e parë, nga qytetarë të cilët janë bërë pjesë e nismës, aktivitet në të cilin mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Me këtë rast, kryebashkiaku Veliaj ftoi qytetarët që t?i bashkohen kësaj nisme për të përkujtuar të afërmit e tyre, por njëkohësisht edhe duke kontribuar për qytetin./tvklan.al

Recommended