Report TV - Drejtoresha e Bibliotekës: Nuk janë djegur libra të rrallë, janë të zëvendësueshme

  • 7 years ago
Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani është shprehur se librat e djegura nga zjarri që ra sot në mesditë nuk janë të një rëndësie të rrallë.

Gjatë një prononcimi për media, ajo tha se librat e djegur i përkasin kryesisht pas viteve 90, që u jepet lexuesve dhe se janë të zëvëndësueshme.

E pyetur nga gazetarët se përse nuk janë dixhitalizuar, Asllani u shpreh se në këtë proces janë përfshirë vetëm libra që kanë një rëndësi të veçantë.

Recommended