Report TV - Pazari i Ri, vizitorë vendas e të huaj, tregtaret të kënaqur

  • 7 years ago
Qytetarë të shumtë kanë vizituar sot Pazarin e Ri të Tiranës. Kureshtja për të parë nga afër këtë zonë të rindërtuar që ndërthur modernen me traditën e të rikthen copëza të Tiranës së Vjetër, i ka mbushur plot rrugicat dhe sheshin ??Avni Rustemi??.

Një kafe, një fotografi apo blerja e produkteve të freskëta nga tregu, ka qenë motivi për të kaluar aty Ditën e Verës. Sipas qytetarëve Tirana ka fituar një qendër të re tregtare, por ca më shumë një pikë turistike dhe argëtimi që duhet të vizitohet.

Recommended