65% me shume vizitore te huaj se ne 2019 | Lajme - News

  • 3 years ago
Këtë vit 65% e turistëve kanë qenë të huaj. Shifrat janë bërë publike nga ministri i Turizmit Blendi Klosi gjatë një takimi me tour-operatorët për mbylljen e sezonit turistik veror.
?Kemi 65% vizitorë të huaj që kanë vizituar Shqipërinë krahasuar me 2019 si asnjë vend tjetër. Në gusht Shqipëria u vizitua nga mbi 600 mijë vizitorë të huaj që shënon, 40-45% krahasuar me 2019 si asnjë vend tjetër?, tha Klosi.
Këtë sezon, Shqipëria u bë pjesë e tregut rajonal të turizmit, për shkak edhe të pandemisë.
?Këtë sezon ne hymë në tregun rajonal, duke patur turistë nga Serbia, Mali i Zi, Bosnja, Maqedonia e Veriut. Por, a do të jemi gati vitin tjetër në kushtet e reduktimit të pandemisë dhe zgjerimit të rrugëve të komunikimit me Maqedoninë e Veriut nëpërmjet rrugës së Arbërit, me hapjen e autostradës së Prishtinës për të gjithë Evropën Qëndrore me zhvillimin e infrastrukturës me fillimin e punimeve të Aeroportit të Vlorës, Tunelit të Llogarasë autostradave të përfunduara, by passi i Vlorës. Duhet të rrisim kapacitetet në Turizëm?, shtoi ministri.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Turizmit Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit Blendi Klosi u kërkoi operatorëve turistikë të përgatiten për sezonin turistik të dimrit si dhe për vitin e ardhshëm turistik.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended