Meta letër partive: Dorëzoni emrat për komisionet e Vetting-ut

  • 7 years ago
Disa orë para seancës plenare për vettingun, kryetari i Kuvendit Ilir Meta i është drejtuar me një letër krerëve të grupeve parlamentare, përmes së cilës i kërkon dorëzimin e emrave të deputetëve që do të jenë pjesë e dy komisioneve ad -hoc që do të ngrihen nga Kuvendi.
Në shkresën zyrtare të kryeparlamentarit Meta thuhet se, afti për dorëzimin e tyre është ora 16:00 e pasdites, ndërsa konferenca e kryetarëve vendosi nisjen e seancës plenare, në orën 17:00 të pasdites.
Opozita, prej dy javësh e ka bojkotuar Parlamentin dhe nuk do të jetë e pranishme. Por pa të, komisionet ad ?hoc ku mazhoranca dhe opozita kanë numër të njëjtë anëtarësh, nuk mund të ngrihen.
Seanca plenare ka në rend të ditës pikërisht projekt-vendimin për miratimin e procedurave parlamentare për funksionimin e komisioneve ad hoc dhe realizimin e procesit të votimit, sipas ligjit të vettingut, krijimin dhe përbërjen e komisioneve ad hoc për verifikimin e kandidatëve, për institucionet e vettingut.
Komisionet ad ?hoc do të duhet të verifikojnë listën e anëtarëve të përzgjedhur për Komisionet e Vettingut.
Avokati i Popullit përzgjodhi 29 kandidate, por Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkoi skualifikimin e 8 prej tyre dhe sugjeroi se79 aplikantët e tjerë që rezultojnë me probleme dokumentacioni mund të rishihen sërish për t?u bërë pjesë e garës.
Kushtetuta përcakton vetëm një raund përzgjedhjeje dhe nëse lista rrezohet nga Kuvendi, procedura nis nga e para./ TV KLAN

Recommended