Report TV - Ura Vajgurore pa treg ushqimor shitet në rrugë, mes baltës e pluhurit

  • 7 years ago
BERAT-Ura Vajgurore pa asnjë treg ushqimor, tregëtarët shesin produktet e tyre në mes të baltës.

Ata shfrytëzojnë cepat e rrugëve në mes pallateve në qendër të bashkisë së Urës Vajgurore.

Çdo fundjavë tetë mijë banorët e kësaj bashkie janë të detyruar të blejnë produktet e bulmetit, peshkut dhe frutat perimet në një treg të improvizuar.

Të bindur se kushtet e punës lënë shumë për të dëshiruar, tregëtarët shprehen se nuk kanë ku të punojnë tjetër pasi edhe këto kushte të punës ata i kanë rregulluar vetë.

Recommended